Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kundërpërgjigjet sërish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar se me Serbinë do të diskutohet edhe mbi korrigjimin e kufijve.
Çështja e kufijve është kthyer në një luftë verbale mes udhëheqësve të Republikës së Kosovës.
I pyetur rreth kësaj, kryeministri Haradinaj ka thënë se kufijtë mund t’i luajë vetëm lufta, askush tjetër.
“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.
Sipas tij çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.