Lajme

Haradinaj: Kosova pro amerikane. SHBA t’i bëjë presion Serbisë për njohje

Ramush Haradinaj deklaroi se SHBA duhet t’i bëjë presion Serbisë të njoh Kosovën.

Në emisionin “Rubikon” ai ka deklaruar se komunikimi i Amerikës dhe Kosovës është një traditë dhe ai do vazhdojë komunikimin.

“Kam folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kam fokusuar edhe çështjen e liberalizimit të vizave, sepse SHBA-ja ka një ndikim dhe bilateralen Kosovë-Amerikë, por një bilaterale që duhet të jetë e veçuar krahasuar me të tjerët sepse Kosova është vendi i vetëm që rreshtuar me Amerikën për shumë çështje dhe prandaj ne nuk mund të trajtohemi barabartë me Serbinë, e cila i ka bërë gjërat e kundërta prej SHBA-së. I kam kërkuar Amerikës që në çështjen ndaj nesh, por edhe në çështjen e dialogut të mos trajtohemi si të barabartë me Serbinë. Nuk ka vend në botë që është më pro amerikanë se Kosova. Mendoj që situata është shumë e thjeshtë, Amerika duhet ta shfrytëzojë fuqinë e vet për çështjen ndaj Serbisë,” është shprehur Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë