Arsim

Hapja e shkollave, Ministria e Arsimit u bazua tek sondazhet e papërfunduara

Ndoshta shumë kujt mund t’i ketë mbërritur në celular një pyetësor ku kërkohen përgjigje nga qytetarët nëse  duhen hapur shkollat apo mësimi duhet të jetë online. Kishte disa pyetje por  thelbi I pyetësorit aty rreh.

Të hënën ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se sipas një sondazhi të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar drejtuar nxënësve, prindërve dhe mësuesve, 87% e tyre mendojnë se “duhet të kthehemi në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie”.

Gazeta “Si” u interesua pranë Ministrisë së Arsimit për të marrë përgjigjet përfundimtare të këtij sondazhi të cilat mund të jenë një udhëzues  drejt asaj se çfarë presin dhe duan qytetarët. Por mesa duket deklarata e zonjës Shahini ka qenë e nxituar nën presion.  Burimet nga Ministria e Arsimit I thanë gazetës “Si” se nuk mund të flitet saktësisht për të dhënat e këtij sondazhi, pasi përfundimet e  tij ende nuk janë kalkuluar.

Me afrimin e shtatorit është rritur presioni I publikut për të mësuar se çfarë do të ndodh me mënyrën e  organizimit të mësimit.  Ashtu siç kemi vërjetur në  pyetjet e drejpëdrejta me qytetarët ka shumë dilema. Të gjithë urojnë që mësimi të bëhet në shkolla por dyshimet për kapacitetin e lartë të nxënëseve në klasa, mungesa apo mundësitë e kufizuar për të mbajtur higjenën  preventuese ndaj COVID-19 i bën shumë prindër skeptikë.

Megjithëse  rezultatet e sondazhit nuk janë kalkluluar  ende ministria e arsimit dhe ajo e Shëndetësisë kanë vendosur t’i hapin shkollat. Dalja publike e të dyja drejtuesve  u bë pas kritikva nga opozita se nuk ka një plan dhe strategji të qartë. Vendimin autoritetet t e bazuan mbi sondazhin e papërfunduar.

 Përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe DPAP, I thanë gazetës “Si” se “përfundimet finale të sondazhit të bërë nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar nuk kanë dalë”.

Burimet I thanë gazetës se “në fakt nuk është vetëm ky sondazh, të cilit i referohen, por edhe një sondazhi tjetër, të bërë nga Kryeministria”, e cila nuk ka bërë publike asgjë.

Përfaqësues nga Kryeministria nuk flasin në lidhje me një sondazh të tillë, madje, duket se as e kanë idenë për ekzistencën e sondazhit, për të cilin thonë, se “ edhe nëse ekziston bëhet për konsultim vetëm brenda institucionit dhe se sondazhi i vërtetë, të cilit duhet t’i referohemi është ai i kryer nga DPAP dhe Ministria e Arsimit”.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se për të zgjedhur secilin nga skenarët për fillimin e vitit shkollor është punuar me kujdes dhe është marrë në konsideratë mendimi i të gjithëve, por mesa duket të gjithë janë ende online nëpërpyetësorët e papërfunduar.

Megjithatë vendimi  për hapjen e shkollave është politik dhe mjaft I rëndësishëm dhe jo domsdoshmërisht  bazohet nga rezultatet e sondazheve, ashtu siç edhe ndodhi kur u vendos karantina. Por është keq kur atyre ju referohen për të siguruar alibin e një vendimi të drejtë kur ndërkohë nuk janë të përfunduar. Kjo në vend që ta rrit besimin e ul atë.

Aktualisht pavarësisht një shprehje  publike se shkollat do të hapen, ende publiku nuk di se cili do të jetë plani , draft apo protokolle e  mirëstudiuara dhe të përcaktuara  qartë se si të zhvillohet viti shkollor 2020-2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë