Lajme

Hapet Rinasi, “Austrian Airlines” rinis fluturimet Tiranë-Vjenë

Nga gjysma e dytë e këtij muaji, fluturimet nga Aeroporti i Rinasit pritet që gradualisht të shtohen deri në rikthimin e normalitetit, por duke respektuar protokollet e sigurisë për mospërhapjen e Covid-19.

Një prej kompanive që pritet të rifillojë së shpejti fluturimet në destinacionet Tiranë-Vjenë është “Austrian Airlines”.

Vetë kompania njoftoi se planifikon rinisjen e këtyre fluturimeve në datën 15 qershor, në itinerarin Tiranë-Vjenë dhe anasjelltas katër herë në javë.

Ndërkohë, nga data 1 korrik, Rinasi do të jetë baza e fluturimeve të kompanisë së fluturimeve me çmime të ulta, Wizz Air.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë