Media Galeri

Hapet ekspozita e parë e artit në Nju Jork pas izolimit

Çdo maj, njerëz të apasionuar të botës së artit nisin vizitat e tyre artistike nga ishulli Randall dhe përshkojnë rrugën e tyre tek çadra e famshme e bardhë ikonike të artit “Frieze” të Nju Jork-ut në kërkimin e një tjetër gjëje të madhe artistike. Kjo ngjarje e shumë pritur paralajmëron fillimin sezonit pranveror të artit dhe gjithmonë sjell edhe me shumë bujë. Pas më shumë se një viti të panaireve të artit të mbyllura dhe një tranzicion të shpejtë në mbledhjet në internet dhe përvojat digjitale. Frieze tani është rikthyer përsëri duke shënuar panairin e parë personal që hapët në Nju Jork që nga fillimi i pandemisë së COVID-19. Ky edicion duket pak më ndryshe se zakonisht pasi ekspozita u vendos në The Shed, qendra e kulturës dhe artit skenik të krijuar nga Siler Skofido dhe Renfro në Parkun Hudson. Duke zhvilluar në tre nivele të dallueshme, ai përfshin jo vetëm 60 galeri tregtare,në krahasim me pothuajse 200 në 2019 dhe ndërsa ka disa artistë ndërkombëtare që marrin pjesë nga Brazili, Londra dhe Buenos Aires.

Burimi:GalerieMagazine/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë