Lajme

Hapen bar-restorantet, shtohen kontrollet e AKU

600 inspektime dhe 19 ton produkte ushqimore të asgjësuara në 24 orët e fundit

19 ton ushqime janë asgjësuar nga trupat e inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në 24 orët e fundit. Autoriteti bën me dije se ka dyfishuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin pas rihapjes së lokaleve dhe restoranteve duke realizuar rreth 600 të tilla në 24 orët e fundit.

AKU thotë se në zbatim të Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 30 mostra në të gjithë vendin, në fruta-perime për prani të mbetjeve pesticide, si dhe mostra për monitorimin e qumështit në kuadër të mbrojtjes nga Covid-19.

Sipas AKU 19 ton produkte ushqimore të asgjësuara kanë qenë të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë subjektit si dhe gjatë inspektimeve është vërejtur që bizneset ushqimore zbatojnë kushtet higjieno-sanitare të ushtrimit të aktivitetit, si dhe disponojnë dokumentacionin për sigurinë ushqimore.

Gjatë monitorime në kuadër të Task-Forcës në një pjesë të bizneseve, vijohet me këshillime dhe orientime për zbatimin me rigorozitet të protokollove të sigurisë, kundër përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë