Biznes

Hapen 4 zona minerare për investitorët me vlerë minimale 61.56 mln lekë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar për hapjen e katër zonave minerare që mund të shfrytëzohen për kërkime apo zbulime nga investitorët  e interesuar.   

Zona e parë është objekti Balgjaj në Dibër që mund të shfrytëzohet për krom me hapësirë 1.178 km2. Vlera minimale e kërkuar për investim pa TVSH është 3.06 milionë lekë.  

Zona  e dytë është  objekti Gjorma në Elbasan që është e shfrytëzueshme për gëlqeror me hapësirë 1.000 km2. Vlera minimale e kërkuar është 19.2 milionë lekë.

Zona e tretë është objekti Qeparo në Himarë, Vlorë . E cila jepet për shfrytëzim në një rezervë që llogaritet 2.5 milionë ton  në një sipërfaqe 130 km2 dhe një vlerë minimale investimi 19.5 milionë lekë.

Zona e katërt është objekti Skëterrë, Tiranë me rezerva guri gëlqeror prej 3 milionë ton. Hapësira e saj është 102 km2. Sasia minimale e prodhimit që kërkohet në këtë rast është 10 mijë m3 në vit dhe vlera minimale e investimit 19.5 milionë lekë.

Afati i dorëzimit të ofertave nga operatorët ekonomikë të interesuar është deri në 11 maj 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë