Lewis Hamilton është një tip i qetë, një të cilit nuk i pëlqejnë polemikat. Por kur sulmohet mbrohet, jo vetëm në pistë. Kështu, kush ka menduar se fitoret e tij i detyrohen mbi të gjitha superioritetit të Mercedes, anglezi i është përgjigjur drejtpërdrejt. “Meritoj respekt. Do të doja të kishte gara të komplikuara, si ajo në Turqi: në më të shumtën e rasteve do tregoja çfarë jam i aftë të bëj”, ka thënë ai për Marca.
Termi i krahasimit është Valtteri Bottas me të cilin ndan box-in e që I shkon gjithnjë, ose gati, pas tij. “Është një tjetër pilot i madh që nget makinën time e natyrisht nuk arrin atë që arrij unë. Dëgjoj komente interesante nga pilotë të mëdhenj, sidomos të së shkuarës. Është e qartë se duhet një skuadër e madhe e një makinë e madhe, askush nuk e ka fituar Botërorin ndryshe”, ka theksuar anglezi, që vështirë ta ketë gabim sepse shtatë tituj nuk fitohen rastësisht apo me fat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.