Motosport

Hamilton rikthehet triumfator në çmimin e madh të Hungarisë

Pas një javë të dështuar, siç ishte ajo e Gjermanisë, Ljuis Hamilton është rikthyer në versionin e tij të zakonshëm, si fitues. Piloti anglez arriti ta fitojë garën në Hungari edhe pse duhet thënë se nuk e pati aspak të lehtë. Verstapen me Red Bullin e tij që dje kishte marrë pole postion edhe sot bëri rezistencë dhe deri në xhirot e fundit tentoi t’i prishte punë Hamiltonit.

https://twitter.com/i/status/1158046183647899654

Gjithsesi Hamilton tregoi edhe një herë tjetër aftësitë e tij dhe tashmë marshon i vetëm drejt titullin kampion numër 5 në botën e Formula 1. Gara e Hungarisë nuk ishte e mirë aq e mirë për pilotin tjetër të Mercedes, Botas, i cili nuk shkoi më shumë se sa vendi i tetë në këtë garë.

https://twitter.com/i/status/1158042670163484672

Sakaq për Ferrain edhe kjo garë mund të konsiderohet pozitive edhe pse shumë larg kreut. Gjermani, Sebastian Vetel arriti të futej në podium dhe shumë shpejt e kuptoi se nuk do mund të kërkonte me shumë nga kjo garë, kjo edhe për shkak të strategjisë perfekte të Mercedsit.

https://twitter.com/F1/status/1158031149555470336

Garë pozitive edhe për Lekrek që arriti të kap një vend të 4 në këtë garë të vështirë të Hungarisë. Pas kësaj garë, i vetmi pretendim i Ferrarit është që të hap garën për konstruktorë, pasi Hamilton duket i pamposhtshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë