Motosport

Hamilton nuk ka rivalë, niset i pari edhe në Francë

Pas fitores me polemika në garën e fundit, Ljuis Hamilton është rikthyer dominues edhe në garën e çmimit të madh të Francës. Në në pistën e 'Le Castellet', britaniku kampion bote, ka siguruar “pole position” me Mercedesin e tij.

Në garën që do të zhvillohet nesër duke filluar prej orës 15:10, Hamilton do të ketë në të njëjtën linjë në vendin e dytë shokun e skuadrës Valteri Botas. Ashtu si edhe dje në provat e lira, të dyja makinat gjermane ishin të paarritshme nga rivalet.

Ferrari pasi humbi shansin me Vetel për të marrë vendin e parë në Itali në garën e mëparshme, këtë herë në Francë ishte shumë larg. Edhe pse Lekrek arriti të marrë një vend të tretë në këto prova zyrtare parashikohet që ta ketë thuajse të pamundur të rivalizojë dy pilotët e Mercedesit. Nga ana tjetër piloti i parë i Ferrarit, Sebastian Vetel nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë në këto prova zyrtare dhe synimin kryesor nesër do të ketë që të paktën të ngjitet në podium.

https://twitter.com/F1/status/1142435117232742401

Nga ajo që u pa sot në 'Le Castellet' gara e nesërme do të jetë një duel vetëm mes dy pilotëve të Mercedes, që do të kërkojnë ta fitojnë këtë çmim të madh. Nuk përjashtohen surpriza edhe nga makina e parë e Red Bull me Max Verstapen që do të niset nga vendi i katër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë