Motosport

Hamilton e mbyll si mbret, nuk i mohon kontaktet me Ferrarin

Luis Hamilton fitoi ”Çmimin e Madh” të Abu Dhabit dhe ky ishte suksesi i 11-të sezonal. Piloti britanik, i shpallur kampion bote më parë, e ka dominuar garën me shumë lehtësi, duke mbajtur pas Vershtappen dhe Leklerk. Holandezi i dhuroi “Red Bull”-it vendin e dytë. Një garë të mirë bëri Botas, i cili u nis i fundit dhe e mbylli i katërti, përpara Fetelit.

Ishte kjo ajo që Hamilton donte. Ai kaloi një provë tjetër force dhe dha mesazhin e qartë se në 2020-ën është ai piloti për t’u mundur. Triumfi në Abu Dhabi ishte një formalitet, me Marcedesin që pati një ritëm impresionues. Fitorja numër 84 në karrierë dhe tani Hamilton është vetëm 7 fitore larg mitit Mikael Shumaker. Si kanibal që është, anglezi mori edhe pikën ekstra për xhiron më të shpejtë të garës me goma praktikisht ta ezauruara.

Luis Hamilton triumfon në Abu Dhabi. Gazeta Si, 2 dhjetor 2019

Ferrari bëri një garë jo të mirë. Leklerk u tregua i zoti, duke marrë vendin e Vershtapenit me një nisje mjaft të mirë, por një “pit-stop” para kohë i pashpjegueshëm e detyroi që në fundin e garës të bënte një ndalesë më shumë. Lufta për vendin e tretë të Botërotit është mbyllur kështu. Zhgënjim për Fetelin, i detyruar edhe ai për të bërë një ndalesë të dyfishtë në bokse.

Shtohen ndërkohë shpresat e Ferrarit për të firmosur me kampionin Luis Hamilton vitin e ardhshëm. Anglezi, pas garës në Abu Dhabi, nuk i mohoi kontaktet me përfaqësuesit e skuderisë italiane. “Nuk shoh asgjë të keqe të mendosh për të ardhmen”, - tha Hamilton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë