Motosport

Hamilton dominon në Hungari, poshtërim për Ferrarin

Është një super Lewis Hamilton, që rrëmben vendin e parë në GP të Hungarisë. Një garë pa histori ajo e zhvilluar në Hungaroring nga britaniku që i mposht të gjithë duke e mbyllur garën me 8” avantazh mbi Red Bull të vendit të dytë të Max Verstappen. E mbyll podiumin, Mercedes i Valtteri Bottas. Ferrari, e mbyll me vendin e gjashtë të Sebastian Vettel e të 11 të Charles Leclerc.

Që në Hungaroring nuk kishte vend për të tjerët, duhet të ishte kuptuar nga shpejtësia e rrallë e vendosur të shtunën, por jo gjithnjë gara pasqyron kualifikueset. Të përsëritësh është e vështirë, por jo për 6 herë kampionin e botës Lewis Hamilton, i cili nga kthesat e para të garës së tretë sezonale nuk e lëshon vendin e parë. Pas shpinës së tij, u renditën Red Bull i Max Verstappen e shoku i skuadrës Valtteri Bottas, dy pilotët e vetëm që Hamilton nuk arriti ti kalonte për së dyti, gjatë 70 xhirove.

Garë në fakt që, në xhiron e pestë, sheh pozicionet të ndryshojnë në mënyrë atipike me gati të gjithë makinat që u kthyen në box për ndërrimin e gomave. Pak reshje shiu, gjatë garës, nuk i ka shqetësuar pilotët.

Fundjavë e dështuar për dy makinat Ferrari, që nuk arrijnë të kapin podiumin dhe mbeten një xhiro pas nga Hamilton. U afrua shumë SF1000 e Sebastian Vettel, që u pozicionua e gjashta pas Racing Point të Stroll e Red Bull të Albon. Vetëm vendi i 11, por me shumë vuajtje, për Charles Leclerc që gjatë garës është ankuar shumë për gjendjen jo optimale të makinës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë