Motosport

Hamilton djeg makinat Red Bull në Imola, “pole position” numër 99 për anglezin

Kampioni i botës ka regjistruar sot “pole position” numër 99 në karrierë në pistën e Imolës, ku të dielën do të niset para Sergio Perez, që ka dalë para Max Verstappen. Ferrari i Charles Leclerc do të niset nga vendi i katërt.

Lewis Hamilton është gjithmonë e më afër kuotës 100: anglezi ka regjistruar kohën më të mire në Imola, duke mundur dy makinat Red Bull, edhe pse me një diferencë fare të vogël. Surpriza është që në rreshtin e parë, në krah të Hamilton nuk do të jetë Verstappen, por Sergio Perez, çka konfirmon se Red Bull ka bërë mirë që ka afruar në skuadër këtë të fundit.

Ferrari duhet të kënaqet me vendin e katërt të Leclerc, i favorizuar edhe nga fshirja e kohës së Lando Norris, pasi anglezi i McLaren ka kaluar limitin e pistës në kthesën numër 9 dhe duhet të niset nga vendi i 7-të, pas shokut të skuadrës, Riçiardo. Te Ferrari nuk ka shkuar mirë Carlos Sainz, i eliminuar në Q2. “Nuk kam bërë xhiro të mira, - ka thënë spanjolli, - kam bërë edhe një gabim në frenim në Q2. E di ku duhet të përmirësohem për të qenë i shpejtë në çdo kthesë”.

Ja si do të nisen pilotët në Çmimin e Madh të Emilia Romanjas:

  1. Hamilton (Mercedes) 1’14”411
  2. Perez (Red Bull) 1’14”446
  3. Verstappen (Red Bull) 1’14”498
  4. Leclerc (Ferrari) 1’14”740
  5. Gasly (AlphaTauri) 1’14”790
  6. Riçiardo (McLaren) 1’14”826
  7. Norris (McLaren) 1’14”875
  8. Bottas (Mercedes) 1’14”898
  9. Ocon (Alpine) 1’15”210
  10. Stroll (Aston Martin) 1’15”176
  11. Sainz (Ferrari) 1’15”199
  12. Russell (Williams) 1’15”261
  13. Vettel (Aston Martin) 1’15”394
  14. Latifi (Williams) 1’15”593
  15. Alonso (Alpine) 1’15”593
  16. Raikkonen (Alfa Romeo) 1’15”974
  17. Giovinazzi (Alfa Romeo) 1’16”122
  18. Schumacher (Haas) 1’16”279
  19. Mazepin (Haas) 1’16”797
  20. Tsunoda (AlphaTauri) s.t.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë