Motosport

Hamilton bën detyrën, Mercedes nuk njeh rivalitet

Ashtu siç pritej pas asnjë surprizë çmimi i madh i Francës është mbyllur me fitoren e Ljuis Hamilton. Britaniku e nisi i pari këtë garë dhe i tillë arriti ta mbyllte deri në fund, pa u shqetësuar në asnjë moment, si nga shoku i skuadrës, Valteri Botas, por edhe nga dy makinat Ferrari që konfirmuar edhe një herë këtë fundjavë shumë të keqe për “kokëkuqen” italiane.

https://twitter.com/F1/status/1142804172695379969

Në vendin e dytë në pistën e ‘Le Castellet’, ashtu siç ishin nisur në start është renditur piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas. Ky i fundit u nis me dëshirën për t’ia bërë të vështirë fitoren shokut të ekipit, por nuk ia doli dot dhe pa kaluar shumë xhiro u dorëzua pa kushte.

Një vend në podium ka zënë edhe ferraristi, Çarls Lekrek. Piloti i dytë i skuderisë italiane ka lënë pas krahëve të tij gjermanin Vetel që në këtë garë nuk arriti t’i shfaqej për asnjë moment në pasqyra rivalit të tij të përjetshëm, Hamilton. Sebastian Vetel u përpoq deri në fund që të kapte vendin e katërt, po nuk ia doli dhe iu desh të kënaqej me një vend të pestë në këtë garë të Francës.

https://twitter.com/F1/status/1142818550530347008

Pas kësaj gare, Ljuis Hamilton vijon të mbajë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për pilot, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Botas dhe në vendin e tretë gjermani i Ferrarit, Sebastian Vetel. Sa i përket renditjes për konstruktorë, edhe aty skuderia gjermane nuk njeh rivalë. Mercedes është në vendin e parë me 14 pikë më shumë se Ferrari i vendit të dytë që ndiqet nga Red Bull.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë