Bota

Hamasi publikon video të pengjeve amerikane dhe izraelite në Gaza (video)

Nga Gazeta 'Si'-Hamasi publikoi një video që tregon provën e parë të jetës së dy pengjeve që mbahen në Gaza. Pamjet nuk kanë datë. Por në video Omri Miran thotë se po qëndron prej 202 ditësh, ndërsa Keith Siegel, shtetas izraelito amerikan përmend festën e Pashkës së kësaj jave, shenjë se videot janë filmuar së fundmi.

Të dy u kapën kur Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse më 7 tetor 2023.

Familjarët e pengjeve i bënë thirrje qeverisë izraelite të sigurojë një marrëveshje të re për lirimin e tyre.

Kjo është strategjia e re e Hamasit, për të përdorur izraelitët e rrëmbyer si ‘dëshmitarë’ të ngociatave për të detyruar qeverinë Izraelite të mos sulmojë Rafahun por të vijohet gjetja e një marrëveshjeje të mundshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë