Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit që dha sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarin Dritan Hallunaj. Trupa gjykuese e konfirmoi në detyrë, por Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Rama e pastroi gjyqtarin, i cili sipas tij me urdhër të kryeministrit liroi nga burgu Arben Frrokun.
Berisha i revoltuar më tej shton se Vettingu është thjesht një hanxhar në duart e Edi Ramës dhe ky vendim sipas tij tregon se cilat do të jenë mostrat e drejtësisë së ardhshme.
“Ky eshte Hallun Veting apo Krim veting!
Krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin gjykates Hallunin!
Gjykatesin, qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te komisarit Dritan Lame!
Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames per gjykates Hallunin deshmon edhe nje here se vetingu eshte thjeshte nje hanxhar ne duart e tij!
Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do te jene monstrat e drejtesise se ardhme te reformes orëelliane qe do vendosin per te drejtat tuaja, pra ata do te jene byrazere te vrasesve, hajduteve, plaçkitesve, perdhunuesve te qytetareve nen urdherat e Edvin Kristaq Rames!”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.