Futboll

Haland votohet ‘Lojari më i mirë i Premier Ligës’, pas tij dy yjet e Arsenalit

Gazeta Si – Siç mund të parashikohej lehtë, Erling Haland është votuar si "Lojtari më i mirë i Premier Ligës" nga shtypi sportiv britanik. Një vlerësim ky për sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit, me 82% të votave.

Askush në të kaluarën nuk ka pasur një votim kaq të gjerë në futbollin anglez, që për momentin ka kampionatin më të fortë në botë. Me 35 golat e shënuar në kampionat, 51 në të gjitha kompeticionet, Haland ka fituar bindshëm konkurrencën me anësorin e Arsenalit, Bukajo Saka.

Sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit, Erling Haland. Gazeta Si, 12 maj 2023

Në vend të tretë ka dalë një tjetër lojtar i Arsenalit, Martin Odegard. Sulmuesi 22-vjeçar bëhet futbollisti i parë i Mançester Sitit që e fiton këtë çmim, - që në Angli jepet që prej vitit 1948, - që pas fitores së mbrojtësit qendror Ruben Dias në sezonin 2020-21.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë