Futboll

Haland shënon në Gjermani, gëzohen pensionistët në Norvegji

E gjithë Norvegjia bën tifo për Erling Haland, sulmuesin e ri të Borusia Dortmund, por më shumë se të gjithë golat e tij lumturojnë pensionistët e vendit nordik. Lojtari 19-vjeçar norvegjez e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën gjermane. Borusia Dortmund e bleu nga Salcburgu për 20 milionë euro dhe e paguan 8 milionë euro në sezon, por ia vlen.
Haland është përshtatur menjëherë në Gjermani, ku në dy ndeshje të luajtura si zëvendësues ka shënuar 5 gola. Ka luajtur 57 minuta dhe ka shënuar 1 gol çdo 11 minuta.

Kuotat e Borusias janë rritur në çdo drejtim. Klubi gjerman kuotohet në bursë dhe fondi shtetëror i pensionistëve në Norvegji, nga më solidët në botë, - mbi 800 miliardë kapital, - ka investuar nga viti 2018 rreth 7 milionë për të blerë 1,04% të kuotave të Borusias. Një investim, që sipas të përditshmes gjermane “Bild”, është i lidhur drejtpërdrejt me kampionin e shtëpisë, me sulmuesin Erling Haland.

Erling Haland feston një gol me fanellën e Borusia Dortmund. Gazeta Si, 28 janar 2020

Që në momentin e firmosjes së marrëveshjes së sulmuesit me klubin gjerman është vënë re një rritje prej 260 mijë eurosh në fondin e pesnionistëve në Norvegji. Nëse Haland shënon, Borusia Dortmund fiton dhe rrjedhimisht çmimi i aksioneve rritet, kështu që pensionistët norvegjëzë kanë kapital më të madh. Golat e tij tashmë nuk sjellin vetëm kënaqësi shpirtërore për pesnionistët në vendin e lindjes, por edhe financiare.

https://youtu.be/FhshArCfzsA
Golat e Haland me Borusia Dortmund. Gazeta Si, 28 janar 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë