Disa javë më parë dukej se ishte një hap larg nga përjashtimi si trajner. Sot, megjithatë, Fabio Cannavaro merr hakmarrjen e tij, pasi mposhti me lehtësi Shangai Shenhua 3-0 dhe fitoi kampionatin kinez në krye të Guangzhou Evergrande.
Është titulli i tetë i Superligës kineze për klubin, por është mbi të gjitha shpagimi i Cannavaros, i cili duhet të ketë kaluar ditë të vështira pas akuzave publike të udhëheqjes së Klubit që u ishte shprehur: Është i paaftë të korrigjojë gabimet.
Cannavaro ishte vënë në pikëpyetje pas një barazimi 2-2 me Henan Jianye, çka kishte komplikuar renditjen e Evergrande, 3 ndeshje nga fundi i kampionatit. Klubi e kishte njoftuar se ai do të ishte në bankinë, madje do të duhet të merrte pjesë në një kurs “trajnimi kulturor të korporatës”.
Por pastaj, hapi dramatik mbrapa. Evergrande vendosi t’i besojë Cannavaros, pasi ish-kapiteni i Italisë së Kampionatit Botëror 2006, i dorëzoi një raport me shkrim pronarit Xu Jiayin. “Cannavaro dha një raport – shkruante Evergrande në faqen zyrtare të internetit – duke paraqitur një përmbledhje serioze dhe reflektim të thellë. Xu vlerësoi zellin, reagimin e shpejtë dhe punën e mirë të Cannavaros për zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.