Futboll

Hakimi vendos rekord absolut, është lojtari më i shpejtë i historisë së Bundesligës

Është folur së fundi për rekordin e Xhadon Sanço dhe Timo Verner, protagonistët e ndeshjes Borusia Dortmund-Lajpcig, 3-3, por në atë sfidë ishte edhe një tjetër lojtar që ra në sy, madje ka vendosur një rekord absolut në futbollin gjerman. Ai është Ashraf Hakimi, të cilin shumë tifozë italianë, sidomos ata të Interit, e kujtojnë për golat e shënuar në Champions League.

Mbrojtësi i djathtë i Borusias së Dortmundit ka vendosur një rekord shpejtësie për Bundesligën, duke merituar një faqe të gjithën në sitin zyrtar të kampionatit gjerman. Lojtari i datëlindjes 1998, marokeni që është huazuar nga Real Madridi, është bërë lojtari më i shpejtë që është parë ndonjëherë në Gjermani. Në ndeshjen kundër Lajpcigut, ai vrapoi me shpejtësinë 36,20 kilometra në orë, duke thyer kështu rekordin e Kingslei Ehizibue, i cili kishte regjistruar kohën 35,85 kilometra në orë.

Hakimi gjatë ndeshjes me Lajcigun. Gazeta Si, 19 dhjetor 2019

Klasifikimi i lojtarëve më të shpejtë i publikuar nga faqja zyrtare e Bundesligës
1) Ashraf Hakimi (22.49 mph/36.20 km/h)
2) Kingslei Ehizibue (22.3 mph/35.85 km/h)
3) Kingslei Koman (22.16 mph/35.66 km/h)
4) Jeremiah St.Juste (22.12 mph/35.60 km/h)
5) Fabian Xhohnson (22.05 mph/35.50 hm/h)
6) Pier-Emerik Aubamejang (22.02 mph/35.44 km/h)
7) Sheraldo Beker (22.01 mph/35.43 km/h)
8) Lukas Klynter (21.99 mph/35.40 km/h)
9) Artjoms Rudnevs (21.98 mph/35.39 km/h)
=9) Jan Rosenthal (21.98 mph/35.39 km/h)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë