Politike

Hakerimi i email-eve të Gledis Nanos, PD reagon me pyetje  

Ngas Partia Demokratike nuk pati një deklaratë zyrtare lidhur me debatin mbi dokumentet e publikuara të ish-Drejtorit të Policisë, Gledis Nano nga hakerat 24 orët e fundit.

Por zyra e shtypit e selisë blu orientoi median të ndiqnin qëndrimin e e shkurtër rreth kësaj cështje që do të mbante Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në mbledhjen e komisionit të Sigurisë.      

“A kanë përgjegjësi sipas jush kompanitë që janë paguar për ndërtimin, administrimin dhe mbrojtjen kibernetike të sistemit dixhital në qeverinë e Shqipërisë?

A mban kush përgjegjësi në këtë shtet për tenderat sekret në vlerën e 195 milionë euro të bëra ndërkohë që efekti i pagesës dhe tenderave sekret që keni paguar ishte zero. A ka kush përgjegjësi? Sepse e kaluat çështjen e të dhënave që nxorët tek patronazhistët dhe askush nuk u ndje përgjegjës.

Të paktën sot që ne dolëm si shtet të zbuluar përballë terrorizmit kibernetik të Iranit, a ka kush përgjegjësi?”, pyeti Noka pa marrë përgjigje nga pala tjetër që përfaqësohej nga ministrja Elisa Spiropali


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë