Bota

Hakeri më i kërkuar i Evropës dënohet me 6 vite burg, shantazhoi 33 mijë pacientë

Gazeta Si - Hakeri më i kërkuar në të gjithë Evropën, Julius Kivimaki (emri i vërtetë Aleksanteri Tomminpoika), 27 vjeç, u dënua me 6 vjet e tre muaj burg në Finlandë për shantazhimin e mbi 33 mijë personave duke kërcënuar se do të zbulonte të dhënat e tyre shëndetësore.

Të dhënat thuajse gjithmonë lidhen me shëndetin mendor të pacientëve të përfshirë, pra të lidhura me informacione të ndjeshme, me histori të jetës private, shpesh me ngjarje të fshehta dhe të pa treguara dhe të cilat janë bërë të ditura pavarësisht pagesës së shumës së kërkuar. Aq sa disa nga personat e përfshirë u vetëvranë nga turpi.

Krimineli i ri kibernetik kishte në shënjestër 33 mijë pacientët e Vastaamo, një qendër private finlandeze e specializuar në asistencë psikologjike.

Ai mori në zotërim informacionin që përmbante dosjet për seancat e analizave dhe kontaktoi pacientët me email: “Nëse nuk paguani do të shpërndaj informacionin tuaj”. Shuma e kërkuar ishte 200 euro, e cila bëhej 500 nëse nuk paguhej brenda 24 orëve.

Edhe pse shumë preferuan të paguanin në vend që të zbulonin sekretet e tyre, të gjitha detajet e takimeve me psikoterapistët u zbuluan në fakt: Kivimaki i kishte publikuar tashmë në Dark Ëeb para se të paraqiste kërkesën për para.

Të gjitha këto të dhëna u publikuan në një forum "dark ëeb" të nënshkruar nga ransom_man, pseudonimi i hakerit.

Në përfundim të hetimeve, akuzat ndaj Kivimakit janë shkelje e rëndë e të dhënave, tentativë për shantazh të rëndë, përhapje e rëndë e informacionit të dëmshëm për privatësinë.

Një sulm i kryer mes viteve 2018 dhe 2019. Nuk dihet se sa fitoi i riu nga mega-shantazhi i tij: nëse do të kishte arritur të zhvaste 200 euro nga të gjitha viktimat e tij, operacioni do t'i kishte dhënë rreth 6 milionë e gjysmë euro.

 Hetuesit konstatuan se, përpara se të vinte në shënjestër pacientët, Kivimaki kishte tentuar të shantazhonte menaxhmentin e objektit Vastaamo, i cili megjithatë kishte refuzuar të paguante shumën e kërkuar për të penguar publikimin e të dhënave.

Kështu i riu iu drejtua drejtpërdrejt pacientëve. Hakeri ishte në sy të drejtësisë finlandeze për rreth dy vjet dhe kundër tij ishte lëshuar një alarm evropian. Megjithatë, për vite me radhë, shkencëtari kompjuterik arriti t'i shpëtojë drejtësisë ndërkombëtare.

Vetëm në muajin shkurt, policia e Parisit mori një telefonatë të rreme për një shqetësim në familje dhe u gjend në banesën, ku u konstatua prania e hakerit, i cili padyshim udhëtonte me dokumente false.

Kivimaki, pseudonimi Zeekill, tashmë ka kryer operacione hakerimi si fëmijë, duke kryer dhjetëra sulme kibernetike.

Madje, dënimin e parë e pati në moshën 17-vjeçare për mbi 50 mijë krime.

Megjithatë ai nuk u arrestua kurrë. Dënimi i marrë në atë kohë, dy vjet me kusht, ishte i pavlefshëm. Dhe kështu Zeekill i ri, ishte në gjendje të vazhdonte të vepronte i patrazuar.

Derisa operacioni Vastaamo përfundoi. Sa i përket objektit të trajtimit, ai u mbyll dhe themeluesi i tij u dënua për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së pacientëve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë