Futboll

Hakerat rikthejnë Neymar te Barcelona

“Neymar kthehet tek Barcellona”, njoftimi është dhënë nga profili zyrtar në Twitter i klubit blaugran e në pak kohë lajmi 'mori dhenë', por ka një shpjegim e merkato nuk hyn fare në këtë rast: Pas fitores kundër Getafe, që riktheu në krye skuadrën e Setien, të gjitha llogaritë e Barcelonës janë hakuar nga një grup i quajtur ‘OurMine’, që ka dashur të denoncojë nivelin e ulët të sigurisë së klubit në profilet e tij në rrjetet sociale. Jo vetëm Neymar, në shënjestër ka përfunduar edhe presidenti Josep María Bartomeu me hashtagun  #BartomeuOut.

“Përshëndetje, jemi OurMine. Kjo është hera e dytë që e bëjmë. Niveli juaj i sigurisë është përmirësuar, por nuk është ende perfekt – është mesazhi i hackerave drejtuar Barças – Për të shtuar sigurinë e faqeve tuaja na kontaktoni”

https://twitter.com/tvmaxdeportes/status/1228780842639601664

Pas incidentit, klubi katalanas mori në dorë situatën duke fshirë gjithë postimet, por u detyrua  të publikojë një komunikatë zyrtare në të cilën ka shpjeguar çfarë ndodhi dhe mbi të gjitha njoftoi se do të rishikojë të gjithë kontaktet ose lidhjet me kanalet e jashtëm, për të parandaluar që situata të tilla të ndodhin përsëri në të ardhmen.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1228769732242944001

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë