Politike

Hajdari mirëpret propozimin e PD: Synon hapjen reale të listave

Rudina Hajdari mirëpret propozimin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për hapjen e listave dhe thotë se ky propozim i përafrohet shumë atij të bërë nga opozita parlamentare në Kuvend.

“Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm”, deklaron ajo.

Hajdari kërkon që për të diskutuar për këtë çështje, Këshilli Politik të mblidhet mesditën e së maartës.

“Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave”, shton deputetja.

Në fund, Rudina Hajdari kërkon që palët të bien dakord dhe të hapin 100 për qind listat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë