Njerez

Habit Zhan Todt: E pashë garën e Brazilit bashkë me Shumakerin

Pak ditë pas rrëfimit të At Georg, i cili ka folur për një takim me Mikael Shumaker në vitin 2016, është Zhan Todt që thyhen heshtjen për ish-kampionin e Formula 1. Ai ka thënë se e ka ndjekur nëpërmjet televizorit garën e Brazilit 11 nëntorin e kaluar, bashkë me Shumakerin.

“Jam shumë i kujdesshëm kur them diçka dhe është e vërtetë që e kam parë garën e Brazilit në Zvicër, me Mikaelin", - është shprehur presidenti i FIA-s për gjermanen “Bild”.

Todt ka qenë në krye të Ferrarit në vitet e arta të titujve të Shumit. Ai i bën shpesh vizitë ish-kampionit që po kurohet në rezidencën e tij në Zvicër, pas incidentit të tmerrshëm të ndodhur gati 5 vite më parë në alpet Meribel në Francë. Që atëherë, për gjendjen e gjermanit nuk është dhënë shumë informacion. Todt ka pohuar se Shumaker bezdisej pak nga reklamat e transmetuara në televizor gjatë garës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë