Futboll

“Haaland u ngjiz në dhomat e zhveshjes”

Erling Haaland nuk resht së mahnituri dhe dygolëshi ndaj PSG është vetëm arritja e fundit e adoleshentit çudibërës, numrat e të cilit janë gjithnjë e më tepër për rekord. Futbollin e ka në gjak, siç zbulon ish-futbollisti dhe miku i familjes Jan Aage Fjortoft, aktualisht komentator për një TV norvegjez. “Erling? Çfarë prisni tjetër nga dikush që është ngjizur në një dhomë zhveshje!?“ tha ai në një batutë të rrëfyer në transmetim direkt. Ngjizja lidhet me një raport të konsumuar mes prindërve të Haaland në dhomat e zhveshjes së ekipit anglez Leeds.

Fjortoft ka luajtur me të atin e Haaland si në Angli ashtu dhe në Kombëtare (në botërorin USA 1994) e mes tyre ka lindur një miqësi e gjatë. E mes konfidencave, ajo më kuriozja ka qenë padyshim kjo e konceptimit të fenomenit të ri të futbollit botëror. Një prapaskenë unike, që vërteton, (a thua se kishte nevojë), se Haaland është vërtetë një i PËRZGJEDHUR.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë