Lajme

Guvernatori Sejko: Eurobondi do të çlirojë kreditimin

Guvernatorin Gent Sejko u shpreh se emetimi i eurobondit shqiptar ishte një sukses dhe një tjetër vlerësim pozitiv i rëndësishëm për performancën e ekonomisë shqiptare.

Blerja e tij, sipas Sejkos, do të thotë më shumë likuiditet në treg dhe kredidhënie e shëndetëshme.

“Përpos vlerësimit të FMN-së, Bankës Botërore dhe organizma të tjerë nbdërkombëtarë për performancën e ekonomisë shqiptare, edhe tregu ndërkombëtar është një vlerësues i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ka disa elemntë pozitivë në emetimin e eurobondit; liron likuiditetin në tregje, sinjal pozitiv për investitorët e huaj dhe çlirimin e kredive.”-tha Sejko duke garantuar se Eurobondi nuk do të rrisë borxhin aktual të shqiptarëve në afatshkurtër dhe afatmesëm. “Ne do të vazhdojmë ta mbajmë të ulët nivelin e borxhit.”- u shpreh Sejko.

Guvernatori Sejko në përgjigje të interesit të gazetarëve u shpreh dhe për largimin e bankave të vendeve të BE-së nga vendi duke sqaruar se ky është një fenomen që po ndodh në të gjithë rajonin pas kushteve të shtrënguara që ka vendosur Banka Qëndrore Europiane.

Sipas Sejkos, dy kanë qenë alternativat për këto banka; injektimi i kapitalit ose tërheqja, “në pamundësi të së parës, ato kanë zgjedhur të dytën”- u shpreh guvernatori duke siguruar se Banka e Shqipërisë po monitoron sipas ligjit gjithë procesin.

Aktualisht në vend operojnë 14 Banka të Nivelit të Dytë, nga 16 të tilla që ishin në treg.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë