Futboll

“Gulit më vodhi Topin e Artë në 87-ën, futi hundët Berluskoni”

Ka qenë një nga legjendat e futbollit portugez dhe numëron 41 ndeshje dhe 8 gola me fanellën e kombëtares. Ka luajtur me klube të njohur si Porto, Sporting Lisbonë, Atletiko Madrid, Olimpik Marsejë, Milan dhe Uest Hem. Po flasim për Paulo Futre, i cili ka dhënë një deklaratë të bujshme gjatë një interviste për kanalin “Youtube Idolos”.

Futre i është rikthyer vitit 1987, kur nuk mundi të fitonte trofeun e “Topit të Artë”, pasi rivali i tij, holandezi Rud Gulit, mori një votë më shumë. “E kam pyetur Berluskonin se si mundi të ma hiqte nga dora Topin e Artë, jam i sigurt se ishte ndërhyrja e tij në atë kohë për ta fituar Rud Gulit. Personalisht, nuk besoj aspak te këto çmime, që për mua janë çmime turpi. Luka Modriç, për shembull, nuk do ta fitonte kurrë Topin e Artë, nëse Kristiano Ronaldo do të kishte qëndruar te Real Madrid. CR7 dhe Mesi duhej të ishin 6-6 në këtë klasifikim”, - ka thënë Futre.

Paulo Futre me fanellën e Portugalisë. Gazeta Si, 28 janar 2020

Çmimi i Topit të Artë është gjithëmonë një çështje e shumë diskutuar dhe shpesh nuk mungojnë akuzat për padrejtësi në vendimin final. Akuza e fundit është nga ish-lojtari i Portugalisë, Paulo Futre, i cili ka luajtur në pozicionin e mesfushorit sulmues.

https://youtu.be/SkzqzngVczE?t=25
Disa momente nga loja e Paulo Futre. gazeta Si, 28 janar 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë