Futboll

Guiness, 75-vjeçari egjiptian thyen rekordin e futbollistit më të vjetër në botë

Mosha është thjesht një numër. Skuadra e Divizionit të tretë të Egjiptit, 6 Tetori, ka konfirmuar nënshkrimin me Ezz El-Din Bahader, një futbollist 75-vjeçar. Nëse do të zbresë në fushë, ai do të hyjë në rekordin e Librit Guinness, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i vjetër në moshë që ka luajtur me një ekip profesionist, ku rekordi mbahet nga izraeliti Isaak Hayik. Hayik ka luajtur me ekipin e kategorisë së katërt Ironi Or Yehuda në moshën 73-vjeçare, në prill të vitit të kaluar.

https://www.facebook.com/efasocial/posts/1471528389670263

"Sot, Federata Egjiptiane e Futbollit ka regjistruar lojtarin më të vjetër profesionist në botë. Ai është 75-vjeçari Ezz El-Din Bahader, i cili ka nënshkruar me ekipin e 6 tetorit, që aktivizohet në divizionin e tretë, "  njoftoi EFA përmes një statusi në Facebook.

Detajet e kontratës nuk bëhen ende të ditura dhe karriera e tij si futbollist është gjithashtu e paqartë. Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura, 52 vjeç, vlerësohet gjerësisht si lojtari më i vjetër profesionist, i cili së fundmi rinovoi kontratën me ekipin e J-League, Yokohama FC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë