Futboll

Gugash Magani largohet nga Besa, në sfond rikthimi në Superiore

Trajneri peqinas, Gugash Magani, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Besës, skuadrës kavajase që merr pjesë në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh. Ai pranoi të drejtonte në këtë kategori me synimin për ta kthyer Besën në Superiore, por nuk ia arriti qëllimit, edhe pse ka edhe shumë javë kampionat.

Kavajasit mbajnë vendin e katërt në Grupin B të Kategorisë së Parë dhe ka shanse minimale për rikthimin në futbollin elitar shqiptar, për të mos thënë e ka të pamundur. Pas humbjes me Pogradecin, Magani u shpreh se do të shikonte pozicionin e tij, ndërsa sot ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe kavajasit kanë emëruar në vend të tij trajnerin Ndriçim Kashami.

Për Maganin e ardhmja duket në Superiore. Konkretisht, janë dy skuadrat që pritet të largojnë trajnerin në këtë moment, Teuta dhe Kukësi, që në fundjavë ndeshen mes tyre. Trajneri humbës, me shumë mundësi, do të largohet dhe zëvendësuesi i tij pritet të jetë Magani. Trajneri peqinas e ka drejtuar edhe më parë Teutën, disa herë, ndërsa me Kukësin nuk ka pasur asnjë bashkëpunim më parë. Magani ka drejtuar gjithashtu edhe Shkumbinin, Tiranën dhe Flamurtarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë