Traneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, së fundi ka dhënë një intervistë për shortin e 1/8-ve të Champions League, ku skuadra e tij do të përballet me Real Madridin. Një sfidë mjaft e vështirë për kampionët në fuqi të Anglisë.
Gjatë kësaj interviste Guardiola ka zbuluar edhe një fakt interesant: ka dashur të shkonte te Juventusi për të luajtur bashkë me Zinedin Zidan, trajnerin aktual të Real Madridit. “Reali është mbreti i këtij kompeticioni, natyrisht ka më shumë përvojë se ne në skenën e Championsit. Është një sfidë e pabesueshme për ne dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Jam i sigut se skuadra ime do të dijë të luajë dy ndeshje të shkëlqyera. Është bukur që jemi në 16 skuadrat e kualifikuara dhe të shohim si do të jetë testi i 1/8-ve. Llogaritë bëhen në shkurt, duke parë situatën e dy klubeve.

Kur u largova nga Barcelona si lojtar, mendova të shkoja te Juventusi dhe të luaja bashkë me Zidan, por ishte e pamundur. Kam pasur rastin të flas me të 3-4 herë, është një person i jashtëzakonshëm, e admiroj dhe është vërtet shumë bukur që në futboll ka njerëz si ai. Është kënaqësi që do të takohemi sërish”, – ka thënë trajneri katalanas i Mançester Sitit, i cili ka dhënë një koment edhe për “El Clasico”-n që luhet sot në mbrëmje: “Zakonisht, skuadra që luan në shtëpi është e favorizuar për të fituar. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të mirë dhe nuk i dihet rezultatit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.