Gazeta Si - "Do të qëndroj 100% te Mançester Siti sezonin e ardhshëm. Nuk po mendoj fare për t’u larguar nga ky klub, do të qëndroj edhe nëse do të penalizohemi, apo çfarëdo që të ndodhë nga hetimi. Mos u shqetësoni, do të jem këtu me ju”.
Këto janë fjalët e Pep Guardiolës, trajnerit spanjoll të Mançester Sitit, duke hedhur poshtë çdo hipotezë largimi. Ai ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, duke vlerësuar kundërshtarin.

“Do të jetë e vështirë në finale, Interi po luan mirë dhe më ka impresionuar. Edhe mund të na mundin. Do të jetë një finale e komplikuar, por besoj te Mançester Siti”, - theksoi mes të tjerash trajneri spanjoll.
Guardiola dhe Mançester Siti kanë shansin për të bërë tripletë këtë sezon. Pas fitimit të titullit kampion në Premier Ligë, synohen edhe trofetë e Ligës së Kampionëve dhe ‘FA Cup’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.