Futboll

Guardiola i vë syrin tripletës: Na mungon vetëm trofeu i Championsit!

Gazeta Si – Të mërkurën luhet gjysmëfinalja e kthimit të Ligës së Kampionëve, kuptohet më prestigjioze se sfida e sotme mes Interit dhe Milanit. Mançester Siti pret Real e Madridit, duke kërkuar ‘hakmarrje’ pas eliminimit të bujshëm të vitit të kaluar.

"Ju them lojtarëve të jetojnë momentin dhe ta shijojnë, sepse jemi me fat, - ka deklaruar Guardiola në konferencë shtypi. – Nuk duhet të bëjmë asgjë të jashtëzakonshme, varet nga ne, duhet të japim gjithçka dhe të jemi vetvetja. Vijmë në gjendje të mirë në këtë ndeshje, por duhet të luajmë më mirë se Real Madrid, dëshira nuk mjafton".

Pep Guardiola ne nje moment shperthimi. Gazeta Si, 16 maj 2023

"Duhet të jemi më mirë se Reali për të shkuar në finale, - shton më tej trajneri spanjoll. – Të luajmë më mirë se ndeshjen e parë”.

Katalanasi më pas nuk e fsheh dëshirën për të bërë tripletë këtë sezon. "Jemi në finale të FA Cup dhe një ndeshje larg fitimit të titullit në Premier Ligë. Askush nuk më ka thënë të fitoj Championsin kur erdha, por na mungon vetëm ai. I kemi fituar të gjithë trofetë, përveç këtij.

E duam. Njerëzit mendojnë se jemi shumë afër, por unë mendoj se jemi akoma larg. Askush nuk garanton asgjë, por përderisa jemi aty, le ta fitojmë”, - ka thënë trajneri i Mançester Sitit.

"Kam luajtur 10 gjysmëfinale dhe kam humbur 7 prej tyre në Champions, e di ndjesinë që provohet në këto raste. Real Madrid? Non e di pse është kaq i fortë në Europë, nëse do ta dija, do ta kisha mundur. Kanë pasur gjithmonë lojtarë me kualitet, pa atë standard nuk do t’i arrinin objektivat", - theksoi në fund Guardiola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë