Ne rrjet

Grupi i Vishegradit dhe integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor

Nga "Euroactiv"- Të gjitha vendet e Grupit të Vishegradit kanë rritur ndjeshëm angazhimin e tyre gjatë ditëve të fundit për zgjerimin e BE dhe NATO, me fokus në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky unanimitet nuk mund të arrihet për Kosovën, por, sipas Péter Szijjártó, ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë, "sa më shumë anëtarë që këtë BE-ja, aq më e fortë do të jetë".

Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është tejet i rëndësishëm nga pikëpamja e interesave afatgjata të BE-së. Megjithatë, Brukseli, i preokupuar me problemet e veta si Brexit dhe polarizimi politik, ka hequr dorë nga politikat më ambicioze në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse rëndësia e iniciativave, si Procesi i Berlinit dhe mbështetja e Grupit të Vilshengradit për integrimin e rajonit po rritet.

Vendet e Vilshengradit kanë këmbëngulur se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një domosdoshmëri për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon.

Katërshja e Vilshengradit ka qenë shumë e vendosur për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës. Ato janë duke u mbështetur në dy argumente kryesore, së pari solidariteti dhe së dyti siguria e Europës Juglindore. "Ne duam të ndajmë përvojën tonë të fituar gjatë transformimeve demokratike dhe ekonomike pas pranimit tonë në Bashkimin Europian", thotë ministri polak i Punëve të Jashtme Jacek Czaputowicz.

Për më tepër, edhe gjatë kohës që Çekia, Hungaria dhe Polonia kishin udhëheqjen e presidencës së Këshillit të BE, ruajtën si përparësi integrimin e Ballkanit Perëndimor. Por, kur Brukseli po hartoi strategjinë për perspektivën e zgjerimit të BB në fillim të vitit 2018, Bratislava ishte ndër shtetet më ambicioze europiane në këtë drejtim,duke sugjeruar që Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia të merrnin pjesë në proceset e politikbërjes përpara pranimit në BE.

Kryeministri cek Tomáš Petříček kohët e fundit bëri thirrje që BE-ja të hapte negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Të dy vendet kanë bërë përparim dhe duhet t'u jepet një mundësi për të ndërmarrë hapin tjetër", tha ai.

Nga ana tjetër, nga katërshja e Vilshengradit, vetëm Polonia që ka marrë pjesë në Procesin e Berlinit, duke mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Madje këtë vit Varshava kryeson grupin e punës.

Ministria e Jashtme sllovake për shembull, e kryesuar nga Miroslav Lajçák, ka reaguar ashpër pas komenteve të Juncker që propozojnë shtyrjen e negociatave, duke e quajtur "të pafat dhe politikisht të dëmshëm". Deputeti sllovak Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ka qenë po ashtu një mbështetës i madh i Shkupit dhe Tiranës. "Nëse pas shpalljes së datës së hapjes së negociatës, nuk ndërmarrim veprime dhe projekte specifike, rrezikojmë të shkakojmë efekte negative në Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Kritika për premtimet e pambajtura kanë ardhur edhe nga Hungaria, që po e trajton Ballkanin si një prioritet politik dhe ekonomik. "Hapja e një ose dy kapitujve në vit është asgjë, por inkurajim. Ne duhet të inkurajojmë këto kombe, duke treguar jemi të interesuara që ato të bashkohen me BE-në, përndryshe ne do të forconim ndjenjat anti-BE, në rajon", tha Szijjártó në fillim të vitit 2019.

Ballkani Perëndimor si rajon strategjik

Megjithatë, sfida të shumta si korrupsioni, krimi i organizuar, trafikimi, emigracioni ilegal, si dhe mosmarrëveshjet ndërshtetërore qëndrojnë në rrugën e integrimit europian të rajonit.

“Kjo nuk e zhvlerëson vlerën strategjike të rajonit në BE sepse mund të përdoret si një mjet i politikës së jashtme”, shpjegon Anna Orosz, një studiuese në Institutin hungarez të Punëve të Jashtme. Në të njëjtën kohë, BE mund të jetë një mjet demokratik efektiv për Ballkanit”, thekson ajo.

Për shkak të afërsisë gjeografike të anëtarëve të saj, ankthet e BE-së por edhe interesat në rajon janë shprehur në mënyrë specifike nga Grupi i Vilshengradit. Polonia thekson stabilitetin dhe dimensionin e sigurisë, ndërsa Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia e vënë fokusin tek interesat ekonomike dhe investimet.

"Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit lidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë dhe stabilitetin e Evropës si një e tërë, prandaj Sllovakia mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ", deklaroi Ministria e Jashtme sllovake të hënën.

Sllovakia është i vetmi anëtar i Vilshengradit që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ajo inkurajon zgjerimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

"Sa më shumë t’i përmbushë Kosova detyrat e shtëpisë, aq më shumë i bind vendet skeptike", tha Henrik Markuš, ish-drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

Mbështetja e Polonisë për zgjerimin është gjithashtu e kushtëzuar me suksesin e reformave të ndërmarra. Megjithatë, Varshava konsideron se procesi i integrimit është mjeti më i mirë për ndryshim dhe një stimul për reformat dhe zhvillimin ekonomik në rajon. “Polonia nuk është një vend që do të impononte kushte shtesë për vendet kandidate”, shpjegon Tomasz Żornaczuk, Drejtori i Institutit Polak të Çështjeve Ndërkombëtare.

Për Poloninë, mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor bëhet në dy dimensione: politike dhe teknike. Qëllimi i Varshavës është të ndajë përvojën e vet të transformimit. Përveç mbështetjes politike, Polonia ofron ndihmë në fusha kyçe nga këndvështrimi i procesit të integrimit. Për këtë qëllim, në vitin 2015 Ministria e Punëve të Jashtme ngriti "Akademinë e Zgjerimit", një program trajnimi për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian në paketën e zgjerimit, ajo ofron mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor në çështjet e integrimit evropian, sigurisë, bujqësisë, ekonomisë dhe drejtësisë.

Sllovakia gjithashtu po ofron njohuritë e saj të drejtpërdrejta për transformimin dhe proceset e integrimit në BE”, nënvizon Tomas Strazay, analist i Shoqatës së Politikave të Jashtme të Sllovakisë. Sipas tij , Sllovakia nuk ka ndonjë lidhje historike problematike me rajonin, as ndonjë interes të veçantë apo agjendë të fshehtë dhe prandaj diplomatët sllovak mund të veprojnë si "ndërmjetës të ndershëm".

Rivalët për ndikim në Ballkanin Perëndimor

Sigurisht, të gjitha vendet e Vilshengradit dhe vendet e tjera anëtare të BE-së e shohin shumë qartë se rajoni i është një lojë shah për superfuqitë globale.

Věra Stojarová, eksperte çeke, nënvizon se "nëse Gadishulli Ballkanik nuk bëhet së shpejti pjesë e BE-së, ai do të mbetet nën ndikimin e fuqive të jashtme.

“jo që nevojitet është investimi strategjik. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përhapet vlerat evropiane në këto vende dhe është e rëndësishme që ky rajon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe të mos jetë nën ndikimin e vendeve të tjera të mëdha", thotë ajo. "Bashkimi Evropian duhet të përqëndrohet në promovimin e demokracisë liberale dhe dhe vlerave demokratike përndryshe propaganda ruse do t’i ktheje qyteraët e rajonit kundër BE-së", thotë Stojarová.

Sipaj saj, Rusia, përveç krijimit të konfliktit midis grupeve të caktuara etnike - nuk ofron një alternativë të vërtetë politike për rajonin. Kur bie fjala tek konkurrentët tjerë, si Kina, problemi është se politikat e Pekinit dobësojnë zbatueshmërinë e reformave të BE-së.

Përfitimet e afrimit të grupit të Vilshegradit me vendet e Ballkanit janë të ndërsjella, dhe Varshava është shumë e vetëdijshme për to. Ekspertët përmendin përfitimet ekonomike që vijnë nga prania e një tregu të përbashkët në të ardhmen dhe një luftë më efektive kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Polonia zhvillon marrëdhënie tregtare me vendet e rajonit, dhe vit pas viti, më shumë turistë polakë po vizitojnë Shqipërinë apo Maqedoninë. Përveç kësaj, për shkak të kërkesës në tregun e punës, Varshava po përpiqet tërheqë një forcë punëtore të mirë-arsimuar dhe specialistë nga Ballkani për të ardhur në Poloni.

Nga ana tjetër, edhe Viktor Orban po forcon lidhjet e tij me rajonin përmes blerjeve të investitorëve pro-qeveritarë në Maqedoni dhe Slloveni. Blerja e medias që mbështeste ish kryeministrin Nikola Gruevski, nuk është ekonomikisht fitimprurëse, por është një investim i madh politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë