Bota

Grupi i rebelëve Houthi sulmon me dy raketa një anije greke

Nga Gazeta ‘Si’- Një anije mallrash, e cila është në pronësi të Greqisë dhe mban flamurin e Ishujve Marshall, raportoi se ishte objektivi i një sulmi “me dy raketa” brenda 20 minutave në brigjet e Jemenit, njoftoi sot një kompani private britanike e sigurisë detare.

“Raketat ranë në det, ekuipazhi është shëndoshë e mirë dhe po shkon drejt portit që është ndalesa e radhës”, tha kompania Ambrey për incidentin në Detin e Kuq, ndërsa pas ngjarjes fshihen rebelët Houthi të Jemenit.

Ata që prej fundit të vitit që sapo lamë pas kanë kryer dhjetëra sulme kundër anijeve tregtare që janë “të lidhura” me Izraelin, në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Më parë, Zyra e Sigurisë Detare e Britanisë (UKMTO) tha se kishte marrë informacion për një “incident” në Detin e Kuq, rreth 40 milje detare (74 km) në jug të qytetit jemenas të Al Moha.

Fatmirësisht nga sulmi ekuipazhi nuk mbeti i lënduar dhe po vazhdon rrugën drejt portit që është ndalesa e radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë