Kombet e Bashkuara dëshirojnë të rekrutojnë më shumë gra si paqeruajtëse, por vetëm një pjesë e vogël e policëve janë femra. Në qytetin Malian disa gra po përpiqen të sjellin stabilitet në rajon.
Kryeinspektorja Catherine Ugorji është duke kryer turnin e saj të mbikëqyrjes në qytetin e trazuar Malian në Gao. Kjo police nigeriane bën shaka me kolegë dhe shikon në kompjuterin e saj rrugët të cilat do të kontrollojë në mbrëmje. Prania e saj është shumë e pazakontë në një vend ku mbizotërojnë vetëm burra.
Nuk duket se kjo gjë e shqetëson shumë. “Më pëlqen kjo punë. Çfarëdo që mund të më thonë, ata unë do vazhdoj të bëj detyrën time,” thotë ajo.
Ugoriji është një nga 477 police femra që punojnë në misionin paqeruajtës të Malian në Gao dhe OKB dëshiron të rekrutojë edhe më shumë si ajo.
Misioni në Malian ka shkaktuar trazira të shumta dhe deri tani janë vrarë 106 policë. Disa nga forcat armiqësore dhe dhjetëra të tjerë nga aksidentet dhe sëmundjet.

Megjithtë Ugoriji është e trajnuar për të punuar në mjedise sfiduese. Ajo ka zhvilluar profesionin e saj në rrugët e rrezikshme të Lagosit, qytetit më të madh në Nigeri i cili është i njohur për kriminelë të shumtë.
“Koha kur punoja për të kapur kriminelët në Lagos më ka stërvitur shumë dhe është e lehtë të merrem me xhihadistët,” thotë ajo
OKB vendosi policë të shumtë në këtë zonë në vitin 2013, sapo forcat franceze kishin dëbuar xhihadstët të lidhur me Al Kaedën dhe kishin marrë nën kontroll qytetin. Ata kishin pushtuar Gao-n për disa muaj dhe impononin ligjin islam nëpërmjet dhunës. Prania e tyre ndjehet ende dhe qyteti u godit nga një sulm në korrik të vitit të kaluar shkaktuar vdekjen e qindra civilëve.
Ata e kanë zgjeruar territorin e tyre. Militantët e Al-Kaidës në Malian e veriut janë bashkuar me shtetin islamik në Malian qendrore, duke përdorur kufijtë për t’u arratisur në vendet fqinjë dhe duke injektuar islamizmin me mënyra të ndryshme në popullatën lokale. E vetmja mënyrë që OKB të kontrollojë këto territore është përmes patrullimit të policëve.

Jayci Jimenez, këshilltar i inteligjencës në misionin e OKB-së, tregon se një komandant nga Senegali ishte në mëdyshje për të lejuar femrat që të shërbenin në njësinë e tij pasi nuk kanë forcën e duhur për tu mbrojtur në këtë vend të egër.
Sipas shifrave të OKB-së , rreth 10% e personelit policor në misionet paqeruajtëse në mbarë botën janë gra. Ato përballën çdo ditë ne rrezikun e vdekjes.
“Unë mendoj se nuk ka dallim midis grave dhe burrave, por për fat të keq ne kemi një mentalitet të ngushtë”, thotë Capt Ahlem Douzi, një kapitene e ushtrisë.
Megjithatë, mentaliteti i vjetër do të ndalojë Ugorjin. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga profesioni i saj.
“Nëse do të më duhet të pushoj, do të rri në shtëpi. Tani është koha të bëj punën time,” shton ajo/BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.