Njerez

Gruaja që liroi nga burgu, modelja e parë e linjës së Kim Kardashian

Disa ditë më parë, Kim Kardashian lajmëroi se e kishte ndryshuar emrin e linjës së saj të korseve nga Kimono në Skims. Ky ndryshim u prit me shumë entuziazëm pas kritikave që iu bënë emrit origjinal. Ndërsa tani, ajo ka bërë një tjetër përpjekje të admirueshme dhe frymëzuese duke prezantuar 64 vjeçaren Alice Marie Johnson si modelen e parë të Skims. Siç mund ta dini, Johnson ishte dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për përdorim droge.

Pasi dëgjoi historinë e saj zemërthyese, West filloi të mësonte mbi rastin e Johnson dhe bashkë me një grup avokatësh ajo shkoi në Shtëpinë e Bardhë për ti kërkuar presidentit ta falte atë. Ai e fali dhe Johnson u lirua nga burgu në 6 qershor të vitit 2018. Që atëherë, Kim ka filluar studimet për tu bërë një avokate.

Në klipet e shkurtra të Skims që Kim ka publikuar në instagramin e saj, Johnson është filmuar duke folur mbi historinë e saj dhe duke falënderuar të famshmen që i dha asaj një jetë të re.

“Emri im është Alice Marie Johnson; jam nga Memphis, Tennessee; kam veshur truporen e zezë”, thotë ajo me vetëbesim. Ndërsa fillon të flasi për të, Johnson thotë se gjatë kohës që ishte në burg ajo as nuk e dinte se kush ishte Kim Kardashian West. Ajo shtoi “ajo filloi një luftë për mua, për të luftuar për lirinë time, ndaj unë e quaj atë engëllin tim të luftës pasi asgjë nuk qëndroi mes saj dhe lirisë sime”. Historia e Johnson është shumë e fuqishme dhe përmban një mesazh që West do të vazhdojë ta përcjelli, edhe nëse është në një bisedë për trupore. Skims u projektua të ishte një linjë zgjidhjesh në të veshur dhe zgjedhja e West për të vendosur Johnson në qendër të fushatës së saj të parë është një testament inspirimi. Plus, Johnson duket se e do shumë këtë trupore. Në fund të videos ne e shohim atë me duart e ngritura në ajër, duke lëvizur me një buzëqeshje në fytyrë e duke mbajtur veshur një fustan të bukur të zi me disa lule tek qafa teksa thotë: “Kjo trupore më bën të ndihem e lirë”.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë