Njerez

Gruaja që lindi 69 fëmijë, historia e saj vazhdon të ngjallë debat

Një grua që ka lindur 69 fëmijë në shekullin e 18-të. Sipas disa burimeve, emri i saj ishte Valentina Vassilyeva, dhe ajo mban Rekordin Botëror të Guinness për numrin e lindjeve. Bright Side ka zbuluar disa kuriozitete që teston limitet e trupit të një gruaje.

Valentina Vassilyeva ishte gruaja e parë e një fshatari të quajtur Feodor Vassilyev nga Shuya, Rusi. Familja ka jetuar midis viteve 1707-1782. Valentina besohet të ketë vdekur në moshën 76 vjeçare, ndërsa ka lënë pasardhës 67 fëmijë, ndersa dy fëmijë i vdiqën që foshnje.

Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, i cili pretendonte se ajo ishte “nëna më e frytshme në botë”, gruaja bëri 27 lindje, 16 prej tyre rezultuan me binjakë, 7 here lindi trinjakë dhe 4 herë lindi katërnjakë. Natyrisht, ajo nuk ka lindur për gjithë periudhën e jetës së saj. Gjatë llogaritjes së viteve të saj “pjellore”, u mësua se fëmijët erdhën në jetë midis viteve 1725-1765. Nga kjo kuptohet se ajo përgjatë 40 viteve ka bërë 27 lindje. Kjo mund të duket e mjaftueshme në shikim të parë, e pamundur në shikim të dytë dhe i dyshimtë për shikimin e tretë, prandaj bëjmë disa llogaritje.

Ju e dini se një shtatzëni mesatare zgjat 40 javë. Megjithatë, sa më shumë fëmijë që keni, aq më shumë ka gjasë që lindja të ndodhë më shpejt se 40 javë.
Sipas llogaritjeve të BBC, Valentina, shtatzënitë me binjakë mund ti ketë pasur me 37 javë, me trinjakë 32 javë, dhe me katërnjakë mund të kenë qenë 30 javësh.

Nëse i mbledhim gjithë këto, kemi 936 javë. Një vit përbëhet nga 52 javë dhe gjithesej jane 18 vite. Pra Vassilyevës i janë dashur 18 vite të jetës së saj për të lindur plot 69 fëmijë. Kjo duket mjaft sfiduese në vetvete, apo jo?
Ndërsa teorikisht, zonja Vassilyeva kishte mjaft kohë për të mbajtur të gjitha foshnjat, ka disa fakte për t’u marrë në konsideratë. Para së gjithash, ekziston një fakt si ovulimi i shumëfishtë, që do të thotë, kur trupi i një gruaje lëshon disa vezë gjatë një cikli. Megjithëse kjo nuk është diçka e zakonshme, kjo ka bërë ekspertët të mendojnë se ajo ishte një fenomen i veçantë.

Në të kundërt, nëse ajo kishte sindromën binjake: fenomenin që ndodh kur një nga binjakët (ose disa në rastin e shumëfishtëve) absorbohet nga placenta, një fetus më i fortë, apo edhe trupi nënës. Sindroma është shumë e zakonshme në shtatzëninë multifetale dhe ndodh në 21-30% të rasteve.

Së dyti, shtatzënia dhe lindjet janë një gjë sfiduese për trupin e një gruaje. Kur shtatzënitë janë në një distancë më pak se 18 muaj nga njëra tjetra, rreziku i komplikimeve rritet si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Trupi i një gruaje nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u shëruar nga të gjitha ndryshimet e shkaktuara nga shtatzënia e mëparshme dhe për të rikthyer të gjitha lëndët ushqyese që ka humbur.

Është shumë e rrezikshme për trupin e një gruaje, kur nuk ka një diferencë kohore shtatzënitë njëra me tjetrën, imagjinoni te keni 27 shtatzëni, pa pasur kohë për të pushuar.
Së treti, ekspertët dyshojnë se aq fëmijë (si dhe nëna e tyre) do të mbijetojnë në kohën e sotme, aq më pak në shekullin e 18. Në atë kohë, çdo shtatzëni ishte një rrezik. Shtojeni faktin se ata ishin fshatarë dhe duhej të punonin dhe të kujdesen për fëmijët në të njëjtën kohë. Mos harrojmë për ushqimin dhe rrobat që ishin krizë në atë kohë.

Kjo histori vërtet mbështetet nga faktet.
Tani që i njihni të gjitha dyshimet shkencore dhe nuk besoni se kjo mund të jetë e vërtetë, le të themi se ka fakte historike që flasin në favor të Vassilyevës.
Një listë e dërguar nga manastiri Nikolskiy në Moskë më 27 shkurt 1782, tregonte se Feodor Vassilyev kishte 82 fëmijë të gjallë në atë kohë, nga 2 martesa. 67 fëmijë me gruan e parë , ndërsa 15 fëmijë me gruan e dytë. Në vitin 1783, revista “Gentleman’s” publikoi një artikull që përfshinte një listë në lidhje me rastin e Vassilyev. Autori i kësaj liste thotë se kjo pjellori e jashtëzakonshme mund të vijë nga burri, gruaja , ose të dy bashkë, por ka më shumë të ngjarë që arsyeja ishte Feodor, pasi edhe gruaja e dytë lindi 6 here binjakë, dhe një herë trinjakë.

Në këtë foto, ju mund të shihni familjen e Jozef F. Smithit, një nga presidentët e Kishës së LDS-së. Ai u martua 6 herë dhe u bë babai i 45 fëmijëve biologjik dhe 5 të adoptuar.

 

Më Shumë