Njerez

Gruaja kosovare tregon për herë të parë vuajtjet në kalifatin e ISIS

Njëjtë si shumë qytetarë të tjerë në mbarë botën, edhe shumë shqiptarë të Kosovës, kanë përjetuar dhunën dhe presionin e Shtetin Islamik, ISIS. Që prej rënies së Kalifatit, shumë fëmijë dhe gra mbetën në mëshirë të fatit, duke jetuar nëpër kampe. Forcat Demokratikë të SHBA, i bënin thirrje vazhdimisht vendeve të origjinës që të riatdhesonin shtetasit e tyre që ishin mashtruar e kishin shkuar deri në Siri. Gjatë kësaj periudhë Kosova ishte shteti i parë që, kërkoi kthimin e qytetarëve të saj dhe pranverën e këtij viti u riatdhesuan rreth 110 persona, ku 32 prej tyre ishin gra.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Leonora (emri që ajo i ka vendosur vetes për çështje sigurie) një grua kosovarë, tregon se çfarë ka kaluar në kohën kur qëndronte pranë luftëtarëve të ISIS. Ajo është dëshmitarja e parë që tregon së shkoi në Siri së bashku me bashkëshortin e saj, por duke e mos ditur se cili do të ishte destinacioni i tyre. Leonora rrëfen se fillimisht kishte takuar edhe shumë gra të tjera që ishin nga Kosova, e që kishin shkuar në Siri duke pasur të njëjtin qëllim si bashkëshorti i saj, të cilin sa më shumë që kalonte koha aq më pak e takonte.

Leonora, emri me të cilin identifikohet gruaja e parë nga Kosova që dëshmon vuajtjet në Siri.

“Pas dy vite e gjysmë gjërat filluan të ndryshojnë, nganjëherë mbeteshim pa shtëpi dhe dy apo tre familje jetonim në një shtëpi, secili nga një dhomë. Pagesat tona uleshin nga dita në ditë, ndërsa në fund në vitin e fundit, muajt e fundit ishte më së keqi, ishte e tmerrshme. Nuk kishim ushqim mjaftueshëm, sepse u mbyllën kufijtë dhe ushqimet që na sillnin ishin të pakta prandaj njerëzit filluan të ziheshin për ushqim, ishte shumë vështirë shumicën e kohës, por ne po mbijetonim akoma duke shpresuar për një jetë më të mirë”, tha ajo.
Në vitin 2014 dhe vitin 2015 u rekrutuan shumë të rinj tek ISIS. Disa prej tyre kanë kryer sulmet më famëkeqe në Europë. Shteti islamik gjatë gjithë kohës frymëzonte dhe të tjerët që nuk kishin udhëtur për t’u bashkuar vendit të tyre. Shumë njerëz nga vende të ndryshme vdiqën në këtë vale të akteve terroriste dhe shumë të tjera mbetën me pasoja të mëdha fizike dhe mendore.
Në rrëfimin e saj Leonora shprehet se mbas dy vitesh qëndrimi atje, burri i saj u vra dhe jetesa u bë edhe më e vështirë. Ajo mbeti nënë e vetme dhe kishe katër fëmijë për t’i ushqyer, ndërkohë kujton së të gjithë kishin pasur një arsye pse ndodheshin atje. Sipas saj dikush kishte shkuar për një jetë më të mirë, e dikush tjetër ishte shkuar duke ndjekur të afërmit.

Luftëtarë nga e gjithë bota, videot e vrasjeve makabre, propaganda mediatike, aktet terroriste, bënë që grupi i ISIS të kishte një vëmendje të madhe ndërkombëtare, njëkohësisht të ishte edhe një kërcënim i madh global.
Gjatë qëndrimit në kamp Leonora është shprehur se nuk mendonin, që do të ktheheshin ndonjëherë dhe në momentin që i kanë thënë se “Kosova ju kërkon” të gjithë ishin ndjerë sikur kishin rilindur. Dëshmitarja e parë nga Kosova, tregon se tashmë ndjehet e lumtur me familjen e saj, edhe pse kur del për të shkuar tek mjeku e ndjen paragjykimin që kanë qytetarët e tjerë për të, për shkak të veshjes.
Diçka tjetër që ajo thekson në intervistën e saj është fakti se, të gjitha shtetet duhet t’i marrin njerëzit e tyre nga Siria pasi jeta e njerëzve atje vazhdon të jetë e tmerrshme.

“Ajo çka unë bëj thirrje është që shtetet tjera si Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha të tjerat, sidomos fqinjët tanë, të shkojnë t’i marrin njerëzit e tyre sepse ata me të vërtetë po vuajnë. Ne kemi disa probleme që jemi kthyer, kemi nevojë të riintegrohemi, por ne po ecim dhe jemi mirë, ndërsa njerëzit atje ende vuajnë dhe jetojnë jetë të tmerrshme,” shprehet ajo.
Mendohet se rreth 400 qytetarë të Kosovës, janë përfshirë në konfliktet që ndodhën nga ISIS. Deri më tani janë dënuar 50 veta për përfshirjen në luftë dhe për nxitje të rekrutimit të luftëtarëve terroristë, 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë shprehur të penduar që kanë marrë pjesë në veprimtarinë e ISIS.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë