Media Galeri

Gruaja e parë që do të drejtojë Këshillin Mysliman

Këshilli Mysliman i Britanisë ka zgjedhur për udhëheqëse Zara Mohammed që do të jetë gruaja e parë që udhëheq këtë institucion.

Ajo do të marrë detyrën e sekretares së përgjithshme të ombrellës më të madhe të xhamive, shkollave islamike dhe shoqatave myslimane, raporton Sky News.

Ajo tha se ndihej "e përulur dhe me të vërtetë e nderuar" për të marrë përsipër përgjegjësinë.

"Unë jam vërtet mirënjohëse për mundësinë dhe besimin që delegatët dhe Këshillit Mysliman të Britanisë më kanë dhënë për të çuar përpara këtë rol," tha ajo.

Mohammed që ka kryer master mbi legjislacionin për të drejtat e njeriut, shpreson që zgjedhja e saj të frymëzojë gratë e reja.

29-vjeçja fitoi shumicën e votave kundër kandidatin e saj, Ajmal Masroor, një Imam, mësues i cili po kandidonte gjithashtu për këtë post.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë