Libra

Gruaja e mirë dhe e mistershmja, në një vorbull vdekjeje dhe mashtrimi

Në fund të fundit, mendoj, njerëzit kur flasin përdorin vazhdimisht të njëjtat fraza dhe forma gjuhësore. Të njëjtën barsoletë ua tregojmë njerëzve të ndryshëm, madje ndonjëherë ua përsërisim atyre që ua kemi treguar më parë, dhe çdo herë përdorim të njëjtat fjalë. E kush nuk bie në përsëritje, herë pas here? A nuk janë “nevoja për përsëritje” dhe “rikrijimi i së shkuarës”, fjalë të mëdha akademike që thonë vetëm se të gjithë jemi krijesa të zakonit?         E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës“Folgejt”. Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami,guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmonse banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta. Shtëpia është ndërtuar meqëllimin e vetëm që t’i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh...Pas një tragjedie vetjake, Xhejni ka nevojë t’ia nisë nga e para, dhe rruga “Folgejt” duket vendi i përkryer. Pak pasi vendoset në shtëpinë e re, merr vesh për fatin e Emës,qiraxheshës së parë. Në historinë që i shfaqet pak nga pak, ka shumë zona të errëta.Teksa përpiqet të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, befas e shkuara nis të marrë jetë.Një triller psikologjik magjepsës, një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, “Vajza e dikurshme”, e sjellë në shqip me përkthimin e Blendi Salaj dhe botimeve “Pegi”,  ndërthur fatin, në dukje të mbarë, të një gruaje me fundin e mistershëm të një tjetre, në një kaleidoskop hipokrizie, mashtrimidhe vdekjeje. “Jeni të lutur të bëni një listë të çdo gjëje që është thelbësore për ju.” Kjo kërkesë eçuditshme dhe e bezdisshme do të jetë nisja e një rrugëtimi me pasoja shkatërrimtare.

“Vajza e dikurshme” ka një ritëm të shpejtë... Delaney servir pyetje të lidhura me etikënnë faqe të veçanta, përgjatë gjithë librit... Gjetja më gjeniale: nuk na jepen përgjigjet easnjërës prej grave, kështu  e përshkruan The New York Times.JP Delaney është pseudonimi i autorit Anthony Capella, i lindur në Ugandë, më 1962.Studimet e larta i ka kryer në Kolegjin St. Peter, në Oksford, ku u diplomua për letërsiangleze. Romanet e tij janë përkthyer në më shumë se nëntëmbëdhjetë gjuhë dhe janëpërdorur si skenarë filmash të suksesshëm.Pikëllimi është i çuditshëm, shkruan Delaney përmes personazheve të tij, të zë pritë pikërisht atëherë kur nuk je gati t’i bësh ballë...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë