Ne rrjet

Greqia zyrtarisht në valën e dytë të pandemisë

Greqia ka hyrë “zyrtarisht” në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. Pas regjistrimit të numrit më të lartë të rastev pozitive (një rekord prej 203 rastesh të dielën e kaluar, ndërkohë që rastet shkuan nga 110 në 1 gusht në 118 në 4 gusht, deri në mbi 200 raste ditët e fundit, vendi fqinj ka arritur në një fazë kritike në aftësinë e saja për të përmbajtur përhapjen e virusit. Gkikas Magiorkinis , një nga ekspertët kryesorë të sëmundjes infektive të vendit, ngriti alarmin në një intervistë për “The Guardian” të hënën . Sipas studiuesit, “Greqia ka arritur në një pikë vendimtare në betejë . Nëse rritja vazhdon me ritmet aktuale “, rastet ditore mund të arrijnë madje në 350.

Të hënën ka pasur 126 raste, sipas Ekhatimerini, por ulja e shifrës ditore nuk e ka penguar qeverinë të vendosë kufizime të reja. Duke filluar nga tani dhe të paktën deri më 23 gusht, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen në mesnatë në Kretë, Selanik, Halkidiki, Mykonos, Paros, Antiparos, Santorini, Rodos, Kos, Korfuz dhe Zakynthos.

Të gjithë pasagjerët që vijnë me ajër nga Suedia, Belgjika, Spanja, Republika Ceke dhe Holanda do të duhet të tregojnë një tampon, të kryer brenda 72 orëve para fluturimit.

Numri i përgjithshëm i pozitivëve, që nga fillimi i epidemisë, në Greqi ka arritur në 5749. Numri i vdekjeve ka arritur në 213.

Rritja e infeksioneve vjen në një moment shumë delikat për Greqinë, me turizmin që ka pësuar rënie drastie, edhe përbën 21% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë