Ne rrjet

Greqia po analizon ujërat e zeza për të zbuluar virulencën e COVID-19

Ndërkohë që ndodhet në izolim të pjesshëm, Greqia është duke analizuar ujërat e zeza në dy qytetet kryesore të vendit, Athinë dhe Selanik, për të zbuluar virulencën e koronavirusit Sars-Cov-2 dhe për të vendosur për heqjen graduale të masave ose jo.

Metoda, e përdorur gjerësisht edhe në Italia, ofron një mundësi për analizimin e rrezikshmërisë, ngarkesës virale, përhapjes si edhe mutacioneve që ka pësuar virusi, duke i ofruar kështu qeverisë një panoramë të plotë të situatës epidemiologjike në vend.

Mbikëqyrja e ujërave të ndotura, e cila shpesh quhet “epidemiologji e bazuar në ujërat e zeza”, mund të ndihmojë autoritetet shëndetësore të monitorojnë, në një nivel popullsie, shfaqjen e virusit dhe, në mënyrë indirekte, të japin një indikacion nëse njerëzit janë ende të infektuar”.

Pas analizimit të ujërave të zeza në Athinë dhe Selanik , kreu i komitetit grek të ekspertëve, Thanos Dimopoulos, tha se izolimi i vendit fqinj ka filluar të japë efektet e para dhe se për herë të parë në dy muaj, virulenca e Covd-19 ka rënë.

Sipas Dimopulos, të dhënat nga matjet ditore të virusit në ujërat e zeza, tregojnë se për një javë tani ka një ulje të ngarkesës virale.

“Kjo mund të jetë edhe arsyeja për uljen graduale të rasteve të regjistruara në Athinë dhe Selanik”, thotë ai. Megjithatë. Dimopoulos, theksoi se nuk ka ndonjë reduktim të ngjashëm në rajonet e tjera greke, duke theksuar se masat atje mund të mos zbatohen aq me përpikmëri.

“Për disa ditë po vërejmë një fenomen paradoksal, ndërsa rastet po zvogëlohen, numri i pacientëve po rritet”, thotë Dimopoulos.

Eksperti grek shtoi se do të duhet të paktën një jave që çdo ulje e rasteve të ketë një " reflektim " në numrin e pacientëve të shtruar në spital dhe dy javë për të cuar në uljen e numrit të pacientëve që kanë nevojë për intubim.

Lidhur me vlerësimet e tij për zbutjen e masave dhe heqjen e karantinës. Dimopoulos vuri në dukje se nuk do të ketë gjasa që Greqia të kthehet në situatën e mëparshme më 30 nëntor. Sidoqoftë, do të vlerësohet nëse do të ketë ndonjë element që do të lejojë një heqje të vogël dhe graduale të disa prej masave kufizuese. "Të dhënat epidemiologjike do të përcaktojnë se kur do të lehtësohet karantina," tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë