Greqia ka vendosur sot të mos u japë vaksinën e AstraZenecas qytetarëve mbi moshën 65 vjeç, duke iu bashkuar kështu një sërë vendesh europiane që kanë ngritur shqetësime mbi efektin e saj tek të moshuarit.
Sipas mediave greke, anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, të cilët po mblidhen këtë pasdite për të shqyrtuar të gjitha të dhënat e disponueshme shkencore në lidhje me këtë vaksinën, nuk pritet të devijojnë nga vendimet e marra nga kolegët e tyre në Gjermani, Francë dhe Itali, Poloni dhe Belgjikë.
Megjithëse AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë bërë përpjekje për të bindur vendet anëtare mbi efikasitetin e vaksinës tek njerëzit 65 vjeç e lart, për fat të keq të dhënat vlerësohen nga shumë organe rregullatore si të pamjaftueshme. Vendimi i vendeve të BE-së vjen pasi një numër i vogël i të moshuarve mbi 65 vjeç morën këtë vaksinë në provat klinike, duke thënë se nuk mund të nxjerrin konkluzione të qarta në lidhje me efektivitetin e saj në moshën e vjetër .
Vendimi i Greqisë vjen pasi Franca, Polonia dhe Suedia ndaluan përdorimin e vaksinimit të AstraZeneca për moshuarit. Gjermania ishte vendi i parë evropian që dha një rekomandim të tillë, dhe u pasua nga Italia e shtunën.,
Të dhënat e provave klinikës së të AstraZeneca zbulon se vaksina është 76 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 pas një doze të vetme, duke u rritur në 82 për qind pas një dozë të dytë të dhënë 12 javë pas së parës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.