Ne rrjet

Greqia ndryshon mendje, hap fluturimet me Shqipërinë nga aeroporti i Athinës

Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Sipas direktivës së re të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve fqinje do të operohen vetëm në Aeroportin "Eleftheros Venizellos" të Athinës duke përjashtuar aeroportet e tjera.

Një ditë më parë Shërbimi Ajror Grek kishte njoftuar pezullimin e fluturimeve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, deri më 15 gusht.

Ndërkohë Greqia la në fuqi të gjitha udhëzimet e tjera të lëshuara nga shërbimi ajror ku parashikohej pezullimi i fluturimeve për në Turqi deri më 15 gusht, zgjatja e ndalimit të hyrjes në pikat kufitare për shtetasit jo-evropianë deri në 15 gusht dhe lejimin e hyrjes në Greqi të shtetasve që fluturojnë me ajër nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pas provës negative të Covid-19.

Rritja e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 ka berë që Shqipëria të mos përfshihet në listën e BE-së për hapjen e kufijve të jashtëm. Pas rihapjes së fluturimeve,asutoritetet greke mësohet se do t’u kërkojnë të gjithë udhëtarëve nga Shqipëria një tampon, i cili duhet të jetë bërë në 48 orët e fundit.

Sipas asaj që ka thënë Brukseki, si Greqia, edhe vende të tjera europiane mund të hapin kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera jashtë listës, por duhet të sigurohen që qytetarët nuk do të lëvizin në vendet e tjera të unionit, të cilat kanë hequr kontrollet kufitare me njëra-tjetrën.

Italia nga ana tjetër pritet po ashtu të vazhdojë të lejojë vetëm lëvizjen e rezidentëve, edhe pse me një numër të kufizuar.  Pas hapjes së kufijve në fillim të muajit, Italia ka dhënë dritën jeshile për nisjen e dy trageteve me udhëtarë nga Durrësi, me destinacion Barin, vetëm për rezidentët. Fluturimet për rezidentët u përfolën se do të vazhdoninm normalisht, por një pjesë e tyre u anuluan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë