Lajme

Greqia mbyll doganën e Kakavijës, kush kthehet nga Shqipëria karantinë

Shtimi i rasteve me Covid-19 ka alarmuar autoritetet greke, që duke filluar nga e mesnata e datës 5 gusht, duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të çdo dite, dogana e Kakavijës do të mbyllet për të gjithë kalimtarët. Gjatë ditës pritet të funksionojë normalisht

Autoritet greke njoftojnë se duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të duhet të rrijë karantinë 7 ditë.

Në doganën e Kakavijës, nga nesër në mbrëmje do të vendosen ekipe të Forcave të Armatosura, të cilat do të kryejnë teste tek kalimtarët në pikën e Kakavijës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë