Bota

Greqia diskuton mundësinë e izolimit total

Përhapja e mutacionit Delta ndërkohë që Greqia po sheh një fluks të madh turistësh, ka bërë që qeveria e vendit fqinj të vendosë sërish në tryezë mundësinë e izolimit total.

Shqetësimet në lidhje me situatën epidemiologjike në ishujt me turistikë janë të mëdha, pasi Paros, Santorini dhe Kreta po përballen me një rritje të madhe të rasteve ditore. Po ashtu, rajonet e Atikës, Selanikut, Alexandroupolit dhe Chanias po regjistrojnë një rritje të ngarkesës virale në ujërat e zeza.

Ekspertët po japin alarmin se Greqia mund të arrijë deri në 10,000 raste ditore në gusht. Po ashtu, shoqata e mjekëve ka ngritur alarmin për rritjen alarmante të shtrimeve në spital, pasi brenda një muaji numri i pacientëve është rritur me 53%.

Në luftën kundër përhapjes së pandemisë, qeveria greke ka hartuar kanë disa masa paraprake që mund të vendosen për të vënë nën kontroll pandeminë, përfshirë edhe izolimin e ishujve.

Përhapja e virusit në zonat ishuj turistike shqetëson ekspertët dhe mediat greke paralajmërojnë se në ditët në vijim mund të shohim një bllokim total në ishujt e Mikonos, Paros, Santorinit, Ios, Rethymnos dhe Kretë. Kjo do të nënkuptonte mbylljen totale të ishujve për turistët në kulmin e sezonit turistik, izolimin e banorëve dhe lejimin e qarkullimit vetëm për arsye thelbësore. Hotelet, restorantet dhe të gjitha bizneset jo thelbësore në ishuj do të mbylleshin për të paktën dy javë.

Të dhënat epidemiologjike vlerësohen çdo ditë dhe qeveria e Qiriako Mitsotaqis thotë se është gati të ndërhyrë kur është e nevojshme.

Tashmë udhëtimet me aeroplan dhe anije në ishujt bëhen me shumë kujdes, pasi është e nevojshme ose certifikata e vaksinimit, ose një tampon i realizuar 72 orë para udhëtimit.

Në të njëjtën kohë, punëtorët e pa vaksinuar në sektorin e hotelierisë dhe turizmit në Mykonos, Paros, Ios, Santorini, Rethymno dhe Heraklion do t'u duhet të testohen dy herë  në javë,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë