Lajme

Greqi, vritet një shqiptar , i katërti brenda 1 jave

Mediat greke raportojnë se një shqiptar është vrarë me armëzjarri në Korfuz mëngjesin e sotëm. Viktima, i moshës 63 vjeç, është gjetur ipajetë në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi.

Policia dyshon se shqiptari është qëlluar me armë gjahu nganjë distancë e afërt, ndërsa ai ishte denoncuar i zhdukur nga familja të dielën në mëngjes.

Çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, ndërsa mjekësia ligjore do të japë rezultatet e ekzaminimit të trupit tëviktimës.

Pas trafikantit Altin Mullai, të vrarë nga policia helene në Janinë, një 35-vjeçari të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçari që ndërroi jetë në aksident në Lamia, 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-të që vdes në territorin grek në harkun kohor të një jave.

 

Më Shumë