Teksa është konfirmuar viktima e parë shqiptare në tragjedinë e Greqisë, si dhe tre shqiptarëve të tjerë të plagosur nga selia jonë diplomatike atje, vjen një tjetër njoftim nga ambasada shqiptare. Një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.
Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.