Konfirmohet viktima e dytë shqiptare në tragjedinë e Greqisë, si pasojë e zjarreve masive në periferi të Athinës.
Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Ceko nga Vlora. 59-vjeçari ka ndërruar jetë në spital pas plagëve që kishte marrë dhe lajmin e bën të ditur selia jonë diplomatike atje.
Shtetasi shqiptar që ndërroi jetë e çon në 87 numrin e viktimave deri tani, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë, në morgun e Athinës vijon identifikimi i viktimave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.